Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:
Artan Kodra 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”
Aleksandër Simoni 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”
Xhovalin Sukaxhia 52 vjeç banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal, beach-bar në pronësi të shtetasit Artan Kodra pa lejet përkatëse të organeve kopetente.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme