Asambleja e PS- së ka miratuar propozimet e kryetarit Edi Rama për pozicionet më të rëndësishme në kupolën drejtuese të partisë që qeveris Shqipërinë nga 2013- a.
Tashmë në krye të dikasterit të Punëve të Brendshme, Taulant Balla do të zëvendësohet nga personi që i mori karrigen në ekzekutiv: Bledi Çuçi. Ai do të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të PS- së.
Ndërkohë, më i bujshëm është ndryshimi i sekretarit të përgjithshëm. I përmendur disa herë në dosjen që fundoi Arben Ahmetajn, Rama ka preferuar të largojë Damian Gjiknurin nga posti i rëndësishëm. Përkohësisht, sekretar i përgjithshëm do të jetë Blendi Klosi.