Nip e dajë kanë rënë në pritë mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Ura e Drojes në Kurbin. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të pla gosur.
Raportohet se ata janë 50 vjeçari Agron Mema dhe 30 vjeçari, Klevis Leka, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati me ar më.
Të pla gosurit kanë lidhje farefisnore midis tyre, përkatësisht dajë dhe nip.
Ata kanë marrë dëmtime në pjesën e këmbëve dhe mësohet se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur ne rrethana ende te paqarta, policia ka shoqëruar disa persona te cilët po merren ne pyetje.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.