Besmir Lezha, Onid Bejleri dhe Senad Halluni jane emrat e tre drejtoreve rajonale qe kane marre zyrtarisht detyren ne tre drejtori rajonale ne Shkoder.
Nga dita e sotme, Lezha do te jete drejtor tek Patentat, Bejleri tek Hipotekat dhe Halluni ne Spitalin rajonal te Shkodres.
Behet fjale per profesioniste te spikatur ne angazhimet e tyre te meparshme, ku vecohet Besmir Lezha, i cili vjen nga pervoja ne sektorin privat.
Ne oret e ditet ne vijim priten ndryshime te tjera ne drejtorite rajonale. Konstatohet se emrat e propozuar jane nga ato qe konsiderohen perfaqesues te mbeshtetesve tradicionale të PS.
Tre emrat e mesiper vleresohen per profesionalizmin, integritetin dhe perkushtimin ne permbushjen e angazhimeve e pergjegjesive që marrin persiper.
Senad Halluni është një emër i mirënjohur si mjek, në dispozicion të pacienteve dhe i përkushtuar në sherbim të tyre. Onid Bejleri, vjen nga eksperienca në Agjensinë e Trajtimit të Pronave në Tiranë.
Ndryshimet vijne pak muaj para zgjedhjeve te 14 maj 2023, ku sipas gjasave, kandidat i PS do te jete deputeti aktual Benet Beci.