Zbardhen disa detaje të reja për ekzekutimin e 25-vjeçarit Emiljano Ndout në Bardhaj të Shkodrës. Autori i dyshuar Mark Kodra sipas burimeve, e ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov pasi pretendon se 25- vjeçari kishte kohë që e mundonte. “Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimin nga policia e Shkodrës.
Në fjalët e para autori ka deklaruar se viktima para se ta vriste, i ka kaluar me një motor perpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë. 47 vjeçari ka treguar se në atë moment ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas burimeve dyshohet se më përpara viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Kodra dhe se palët edhe me përpara kanë debatuar për këtë çështje. Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47- vjeçari ka menduar se 25- vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur sërish në baneseë.
Sipas burimeve autori ka qëndruar në shtepi pas vrasjes dhe pranë vetes afër divanit mbante edhe armën me të cilin kreu vrasjen si dhe nuk ka tentuar të fshihet.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër
Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.