Zbardhen emrat e dy personave që janë subjekt i ligjit special “Anti KÇK”. Sot policia e shtetit njoftoi se “Forca e Ligjit” i ka dërguar Lulzim Berishës dhe Ardjan Çapjas formularin për të justifikuar pasurinë e tyre, në të kundërt do u sekuestrohet.
DEKLARATA E POLICISE:
Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për kr.i.m të organizuar apo kr.i.me të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve:
– L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kr.i.minal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kr.i.minal”, “Trafikimi i na.r.kotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kr.i.minale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kr.i.meve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.
– A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vr.a.sja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vr.a.sjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hak.m.arrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vr.a.sje me pagesë, në periudhën 2009-2016.
Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kr.i.minal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.