Vijon pa ndërprerë Ópéracioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Enver Bajri, banues në Shkodër, person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krímet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Àrrést në búrg”, për veprat penale “Shtréngim me anë të kánosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar krímínal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krímínale apo grupi i strukturuar krímínal”.
Gjithashtu, Gjykata e Bolonjës (Itali) e ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim próstítucioni, e kryer në bashkëpunim”.
Emrah Plaku, banues në Shkodër, person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krìmet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Àrrest në burg”, për veprat penale “Shtrèngim me anë të kànosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar krímínal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krímínale apo grupi i strukturuar krímínal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krímí, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe ópèracionet ékzèkutive që do të kryejë. /Njoftim i OFL-së/