Partia Demokratike ka publikuar emrat e të gjithë kandidatëve për anëtarë të Këshillin Kombëtar.
ShkodraWeb sjell më poshtë listën e plotë të kandidatëve, nga të cilët do të zgjidhen 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Siç thekson PD, nga 300 anëtarët, që do të zgjidhen, jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç.
Emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar janë propozuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndërsa përzgjedhja do të bëhet në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që do të mbahet ditën e shtunë.