Gjashtë persona janë në listën e emrave që prokuroria ka kërkuar të merren në pyetje në lidhje me masakrën me tre persona të vrarë në masakrën e të dielës në Fushë Krujë.
Mes tyre janë Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Indrit Dokle, Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi.
Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje sipas News 24 janë edhe miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).
Prokuroria ka kërkuar të nxirret të dhënat nga sistemi TIMS për këta persona. Organi i akuzës ka listuar Gentian Reçin mes emrave që janë kërkuar të merren në pyetje për shkak se është nipi i ish-policit të vrarë një vit më parë Xhelal Reçi ku mes emrave të përfolur si autor ishte një nga viktimat e masakrës së të dielës, Brilant Martinaj.
Ndërkohë që sipas gazetares së News 24 Indrit Dole ka lidhje krushqie me familjen Reçi.