Partia Demokratike e vulës ka përfunduar edhe numërimin e votave për antarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Votimi është bërë ditën e djeshme kur u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar, ndërsa sot është shpallur lista e emrave më të votuar.
Nga Qarku i Shkodrës, bie në sy përzgjedhja e disa emrave të njohur, ku në listën e publikuar, mund të idetifikohen të paktën 14 shkodranë me origjinë ose që militojnë akoma në strukturën lokale të PD- së së vulës.
Emrat që identifikohen, janë: Aldo Gega, Anton Hasanpapaj, Arben Gjuraj, Emiljano Pjetri, Gjeto Duka, Gloria Shllaku, Harris Murana, Helga Sallaku, Imeldi Sokoli, Marcel Hila, Nevila Xhindi, Ramiz Çobaj, Steisi Çokaj, Xhemal Bushati,
Ndërkohë, më poshtë mund të shikoni listën e plotë të Këshillit Kombëtar, i cili është organi më i rëndësishëm që do të qeverisë PD- në e vulës në periudhën në mes dy Kuvendeve Kombëtare.