Procesi i verifikimit për drejtorët e rinj të qarqeve në Policinë e Shtetit është mbyllur ditën e djeshme, ndërsa javën tjetër pritet të bëhen me dije emrat e drejtuesve të rinj. Pas përfundimit të procesit të verifikimit, nga 43 aplikantë janë kualifikuar 42, ndërsa një është skualifikuar. Edvin Ndreu është shkualifikuar për shkak të gradës. Për të aplikuar duhet të kesh gradën drejtues, të cilën Ndreu e ka fituar, por nuk e ka të shpallur sepse nuk e mban vendi i punës, ku aktualisht është shef i komisariatit nr.6. Ndërkohë 42 aplikantët e tjerë janë kualifikuar dhe sot do të japin edhe intervistat e tyre para komisionit të vlerësimit të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ky komision më pas do të bëjë vlerësimin me pikë dhe lista do t’i dërgohet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Prodës dhe ky i fundit më pas do të përcaktojë drejtorët e policisë së qarqeve që do të drejtojnë kandidatët fitues. Ky proces mbaron në fillim të javës së ardhshme.
42 aplikantët që do të nisin sot intervistat
1. Tonin Vocaj
2. Erion Ahmeti
3. Ardian Çipa
4. Fatmir Lleshaj
5. Ardrit Elmazi
6. Luigj Vathi
7. Lorenc Shehu
8. Adriatik Tafçiu
9. Artion Duka
10. Lorenc Panganika
11. Ermal Muçaj
12. Gentian Berberi
13. Sokol Cana
14. Gazmend Shehu
15. Shkëlzen Rexhepi
16. Akil Kalo
17. Izet Hysa
18. Dritan Lena
19. Fatmir Hoxha
20. Altin Merizaj
21. Vilson Bala
22. Skender Hita
23. Lorenc Meta
24. Luan Mema
25. Gjovalin Loka
26. Kujtim Gjoka
27. Ndue Doçi
28. Sulë Cara
29. Islor Islami
30. Artur Shira
31. Dritan Malaj
32. Niko Brahimaj
33. Bedri Hasanaj
34. Alket Shatro
35. Altin Qato
36. Artan Bajrajtari
37. Elton Alushi
38. Alfred Nomani
39. Erzen Cera
40. Altin Mena
41. Alfred Elezi
42. Elidon Çela
Mbyllet gara për shefa komisariatesh
Ndërkohë më herët Policia e Shtetit ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin “shef komisariati” për drejtuesit e 48 komisariateve në vend. Kandidatët, brenda datës 08.11.2024, ora 14.00, pra që i bie ditën e djeshme, duhet të dorëzojnë pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për të shprehur interesin për pozicionin e “shef komisariati”. Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c”, dhe “l” të nenit 55, piken 3 dhe 4 të nenit 62, të Ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Shef Komisariati”, në Drejtoritë Vendore të Policisë sipas tabelës se mëposhtme:
1. Komisariati i Policisë Berat DVP Berat
2. Komisariati i Policisë Skrapar DVP Berat
3. Komisariati i Policisë Kuçovë DVP Berat
4. Komisariati i Policisë Bulqizë DVP Dibër
5. Komisariati i Policisë Mat DVP Dibër
6. Komisariati i Policisë Dibër DVP Dibër
7. Komisariati i Policisë Durrës DVP Durrës
8. Komisariati i Policisë Shijak DVP Durrës
9. Komisariati Policisë Kavaje DVP Durrës
10. Komisariati i Policisë Elbasan DVP Elbasan
11. Komisariati i Policisë Gramsh DVP Elbasan
12. Komisariati i Policisë Librazhd DVP Elbasan
13. Komisariati i Policisë Peqin DVP Elbasan
14. Komisariati i Policisë Divjake DVP Fier
15. Komisariati i Policisë Fier DVP Fier
16. Komisariati i Policisë Lushnje DVP Fier
17. Komisariati i Policisë Mallakastër DVP Fier
18. Komisariati i Policisë Gjirokastër DVP Gjirokastër
19. Komisariati i Policisë Përmet DVP Gjirokastër
20. Komisariati i Policisë Tepelene DVP Gjirokastër
21. Komisariati i Policisë Devoll DVP Korçe
22. Komisariati i Policisë Kolonje DVP Korçe
23. Komisariati i Policisë Korçë DVP Korçe
24. Komisariati i Policisë Maliq DVP Korçe
25. Komisariati i Policisë Pogradec DVP Korçe
26. Komisariati i Policisë Has DVP Kukës
27. Komisariati i Policisë Kukës DVP Kukës
28. Komisariati i Policisë Tropoje DVP Kukës
29. Komisariati i Policisë Kurbin DVP Lezhe
30. Komisariati i Policisë Lezhe DVP Lezhe
31. Komisariati i Policisë Mirdite DVP Lezhe
32. Komisariati i Policisë M. e Madhe DVP Shkodër
33. Komisariati i Policisë Puke DVP Shkodër
34. Komisariati i Policisë Shkodër DVP Shkodër
35. Komisariati i Policisë Vau Dejës DVP Shkodër
36. Komisariati i Policisë Kruje DVP Tirane
37. Komisariati Policisë Nr.1 DVP Tirane
38. Komisariati Policisë Nr.2 DVP Tirane
39. Komisariati Policisë Nr.3 DVP Tirane
40. Komisariati Policisë Nr.4 DVP Tirane
41. Komisariati Policisë Nr.5 DVP Tirane
42. Komisariati Policisë Nr.6 DVP Tirane
43. Komisariati Policisë Nr.7 DVP Tirane
44. Komisariati Policisë Rrugore Tirane DVP Tirane
45. Komisariati i Policisë Delvine DVP Vlore
46. Komisariati i Policisë Himare DVP Vlore
47. Komisariati i Policisë Sarande DVP Vlore
48. Komisariati i Policisë Vlore DVP Vlore
Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere
1. Kritere të përgjithshme:
2. Të mbajë njërën nga gradat e rolit të parë drejtues;
3. Të ketë shtetësi shqiptare;
4. Të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 3 (tre) vjetëve të fundit;
5. Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
6. Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Dokumentacioni, mënyra, afati i dorëzimit dhe vlerësimi
Kandidatët, brenda datës 08.11.2024, ora 14.00 duhet të dorëzojnë pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për të shprehur interesin për pozicionin e “shef komisariati”, dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:
2. një jetëshkrim i përditësuar;
3. një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 15 faqe, në llojin e shkrimit
4. vetëdeklarimin, sipas ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”, përcaktuar në lidhjen nr. 1, bashkëlidhje e këtij urdhri;
5. vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga organi kompetent shtetëror, i lëshuar jo më herët së 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;
6. vërtetimin/dokumentacionin e përshtatshëm, që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;
7. vlerësimet profesionale dhe etike të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e rendit dhe sigurisë;
8. dokumentacionin e përshtatshëm që provon arritjet gjatë studimeve të larta dhe në trajnime, dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit;
9. dokumentacionin e përshtatshëm, që provon rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e rendit ose sigurisë;
10. kopje të dëshmive të gjuhëve të huaja, nëse ka;
11. kopje të gradës shkencore ose titujve akademikë, nëse ka;
Vlerësimi
Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, KVA-ja publikon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit emrat e kandidatëve. Brenda afatit 10 ditor nga momenti i mbylljes së fazës së aplikimeve, KVA-ja kryen vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Nëse është e nevojshme, pa kaluar afatin e parashikuar në këtë pike, KVA-ja kërkon informacione të mëtejshme prej kandidatit, institucioneve publike apo punëdhënësit të kandidatit. Në përfundim të vlerësimit paraprak, KVA-ja harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni. KVA-ja merr vendim për skualifikimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët, në mënyrë të posaçme dhe të arsyetuar për shkaqet e skualifikimit.
KVA-ja organizon intervistën me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 48 orë përpara për datën, vendin dhe orën e intervistës. Anëtarët e komisionit i drejtojnë pyetje kandidatit në përputhje me kriteret e vlerësimit, të përcaktuar në VKM-në Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”. Seanca e intervistës për secilin kandidat mbahet në praninë e të gjithë anëtarëve të komisionit. Intervista do të fokusohet në fushat e vlerësimit të kandidatit. KVA-ja vlerëson dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, të mbledhur nga KVA-ja dhe informacionin e dhënë gjatë intervistës për të përfunduar vlerësimin.
Secili nga anëtarët e KVA-së bën vlerësimin e kandidatëve me pikë, sipas rubrikave të përcaktuara në formularin e vlerësimit. Çdo kandidat ka të drejtën e ankimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave për shkeljet procedurale të pretenduara, brenda 2 ditëve nga shpallja e rezultateve paraprake. Shprehja e interesit dhe të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë teknike të KVA-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Bulevardi Bajram Curri, Tiranë, sipas formularit model tip të dorëzimit të dokumenteve. Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri në 08 nëntor 2024, ora 14:00.