Pasditen e sotme dy persona kanë mbetur të dëmtuar në një aksident që ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë. Në fshatin Trush, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasi një prej tyre ka hyrë në parakalim të gabuar me shpejtësi tej normave.
Të lënduar kanë mbetur shtetasit Jetmir Bushi, 42 vjeç dhe Arjan Lleshi, 23 vjeç, dy drejtuesit e makinave. Ata janë transportuar në spital nga ambulanca e Velipojës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.