Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbremjen e te enjtes ne zonen e Komunes se Parisit. Ne nje informacion paraprak behet me dije se, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Por mengjesin e te premtes, blute njoftuan arrestimin e tyre.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L, rreth 27 vjeç, ju bëjmë me dije se janë arrestuar autorët ( at dhe bir) shtetasit :
– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.
– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.