Drejtoresha e Komunikimit në PD, Florjana Garo me anë të një konference për mediat ka zbardhur emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar. Emrat do të votohen ditën e nesërme, ku do të organizohet Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Gjatë deklaratës, Garo ka dhënë detaje edhe për organizimin e nesërme. Kuvendi Kombëtar do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë fjalime nga pjesëtarë të rëndësishëm të PD-së.
Në listën e Shkodrës bien në sy emrat e këtyre kandidatëve për Këshillin Kombëtar:
Voltana Ademi, , Bardh Spahia, Ardit Çylybyli, Arvit Busdhati, Imelda Kraja, Irma Kopliku, Irena Shestani, Izmira Ulqinaku, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Majlinda Sekja, Melisa Braci, Nesti Kiri.
Në orën 14:00 do të nisë votimi për Kandidatët e Këshillit Kombëtar dhe votimi do të vazhdojë deri në votuesin e fundit.