Disa personalitete të jetës artistike, sportive e diplomatike të vendit, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar ndër dekada, do të marrin shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social.
Vendimi i marrë nga qeveria, i cili hyn në fuqi menjëherë, liston një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Ndriçim Xhepa, Pavlina Mani, Fatos Haxhiraj, Bruno Shllaku, por edhe në atë të muzikës e sportit si Mifarete Laze, Mukadez Çanga, Gazmend Çaçi etj., në pikturë me Suzana Varvaricën, pasuar në diplomaci me Zef Mazin etj., të cilët përfitojnë nga ky vendim.
Vendimi parashikon që shuma shtesës e pensionit të posaçëm shtetëror, plus pensionin që marrin në bazë të ligjit, nuk duhet të kalojë tetëfishin e pensionit social.
Personalitetet që do të marrin shtesë pensioni të posaçëm shtetëror
Suzana Xhevdet Kuka (Varvarica)
Kimete Beqir Nikshiqi
Kristo Gole Mërtiri
Zef Mati Mazi
Gazmend Perlat Çaçi
Ndriçim Xhavit Xhepa
Fatos Ziadin Haxhiraj
Bruno Lec Shllaku
Artan Muharrem Terihati
Anastas Gjergji Kostandini
Joan Abedin Pelushi
Pavlina Josif Mani
Mifarete Syrja Vekshari (Laze)
Besim Tasim Elezi
Mukadeze Zija Çanga