Ka shkuar në tre numri i personave, të cilët humbën jetën nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Milot-Mamurras. Mësohet se në makinën tip “Toyota”, e cila humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal me ujë po udhëtonin tre persona.
Burimet bëjnë të ditur se viktimat janë Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll (Dritan) Gjoni. Ky i fundit banues në fshatin Gjegjan të Pukës u gjet pas kërkimeve intensive të polumbarëve.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.