Ka marrë një rrjedhë të papritur gjykimi i çeshtjes që lidhet me rrëmbimin e ekzekutimin e një personni.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimin e gjykimit të procedimit penal ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Marinit, të akuzuar për vrasjen dhe rrëmbimin e Jani Prengës, si dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, fshehje dhe asgjësim i kufomës, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminale, për shkak se nuk kanë marrë dije personalisht për gjykimin.
GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajram Hajri, leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj.
Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja.