Ditën e sotme janë ndërmarrë disa ndryshime në Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për Komisariatin e Kavajës, ku Gazmend Demrozi, i cili ishte zv.shef komisariati, ka marrë detyrën si shef komisariati.
Gjithashtu ish-shefi i komisariatit, Emiljan Pashaj ka shkuar specialist për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.
Gjithashtu ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Lezhës, ku Behar Caka është emëruar shef komisariati.
Në Mirditë Paulin Çupi ka marrë detyrën e shefit të komisariatit, ndërsa në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta. Po ashtu ndryshime ka pasur edhe në Laç, ku Dritan Meta është emëruar shef i komisariatit të këtij qyteti.