Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK ku janë lëshuar 11 urdhër arreste për anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY Ecc ku janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit. Bëhet me dije se shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni në bashkëpunim me personazhin e njohur të krimit në Kukës, Bujar Gërmizi (Ajeti) dhe shtetasin Besmir Mustati, po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve në Britani.
Raportohet se shkak është përplasja për trafikun e drogës dhe se ky operacion i SPAK po zhvillohet paralelisht edhe në Spanjë për kapjen e autorëve të dyshuar të grupit kriminal. Ndërkohë mësohet se Bujar Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie.
Gaztarja raporton se Erzen Breçani ka lidhje krushqie me Ervin Matën, pasi djali i ish-drejtori i Policisë së Tiranës është në një marrëdhënie me motrën e biznesmenit.
E përfshirë në këtë grup kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babameton, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Bujar Gërmizi (Ajeti) në ’99 është dyshuar për grabitje të bankave me armë. Nga aplikacioni SKY rezulton se në bashkëpunim me Dedan Gjonin, shefi i krimeve të rënda të komisariatit nr.6 dhe Besmir Mustati, po krijonte kushte dhe po planifikonte për të vrarë dy vëllezër në Britani, për shkak të përplasjeve për trafikun e drogës.
Është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervin Mata, i cili dyshohet për trafik narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ervin Mata është personazh i njohur i botës së krimit. Operacioni po zhvillohet paralelisht Shqipëri dhe në Spanjë për të arrestuar persona të tjerë.
Dedan Gjoni akuzohet se jepte informacion dhe po planifikonte vrasjen e dy vëllezërve së bashku me Bujar Gërmizin dhe Besmir Mustatin. Nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash është arrestuar edhe Erezen Breçani.
Njoftimi:
Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit:
Erzen Bercani,
Besmir Murati,
Dedan Gjoni
dhe Bujar Ajetin.
Detyrim Paraqitje:
5-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Ne kerkim:
Ismail Zeneli
Artan Sulejmani
Albert Prenga
Bajram Grabova
Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
Ervin Mata.
***
Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Gjithashtu po hetohen lidhjet e grupit me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri”, njofton SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë hetimeve të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.
Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit, si edhe përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.
Akuzat:
1- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “
2- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
3-“Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,
4-“Trafikimi i narkotikëve”,
5-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
6- “Grupi i strukturuar kriminal”,
7- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”