Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku i dënuari më burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar më armë të dënuarin tjetër, Arben Lleshi.
Mësohet se Lleshi ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë që gjatë konfliktit mësohet se Sokol Mjacaj ka plagosur dhe të dënuarin tjetër, Ilir Shaqja.
Kujtojmë se Sokol Mjacaj është i dënuar për jetë, për shkak të veprës kriminale, ku u mori jetën dy turistëve çek.
Po sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja firmosi urdhrin për të transferuar në regjimin 41 bis, për Sokol Mjacën, autorin e vrasjes dhe plagosjes brenda burgut të Peqinit.
“Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.