Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me shpërndarjen e substancave narkotike, e përbërë nga 13 persona, italian dhe shqiptarë.
Mëngjesin e të mërkurës hetuesit e skuadrës së lëvizsshme të Romës dhe Viterbos, janë duke ekzekutuar 13 urdhra masë sigurie të kërkuara nga Drejtoria Rajonale Antimafia e Romës dhe të firmosura nga Prokuroria e Romës.
Mes 13 të ndaluarve spikat emri i Elsa Lila, 40 vjeç, një këngëtare shumë e njohur në Shqipëri, e cila mbante bilancet financiare të shpërndarjes. Është i përfhsirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i quajtur “Titi”, gjithashtu i përfshirë në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Guardia di Finanza me Arben Zogu “Rikardino” bënte pjesë në grupin e Urës Milvio nën urdhrat e Fabrizio Diabolik Piscitelli.
Rikardino, Titi e Pluto, ishin pjesë e një klani italo- shqiptar i drejtuar i nga vëllezërit Guarnera që merrej me trafik droge. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia, shpërndante makineta lojra fati të organizatët në të gjitha baret e qytetit.