Policia Bashkiake e Shkodrës ka ndryshuar tashmë strukturën e funksionimit të saj. Nga inspektoriat, ajo është kthyer në drejtori brenda strukturës së Bashkisë Shkodër, përcjell ShkodraWeb.
Ajo do të funksionojë tashmë e ndarë të dy sektorë, Kontrollin e Territorit dhe Qarkullimin e Trafikun Rrugor. Në pozicionin e drejtorit është emëruar Elton Myrtaj, ish- efektiv i Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, në krye të sektorit të Kontrollit të Territorit do të jetë Gent Nehani, deri më sot kryeinspektor i Policisë Bashkiake. Ndërsa në sektorin e Qarkullimit dhe Trafikut rrugor është komanduar Pjerin Lazri, shkruan ShkodraWeb.