Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Shëngjin në zonën e Ranës së Hedhur. Burime nga policia bëjnë me dije se 2 persona kanë mbetur të plagosur lehtë në këmbë, pa probleme për jetën.
Burimet bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur në këmbë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Mësohet se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Shkak dyshohet se është bërë një konflikt i çastit në një lokal në zonën e Ranës së Hedhun.