Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku, dy shtetasit nga Puka të cilët tentuan të shisnin dy mina me telekomandë, kanë dalë sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.
Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për të dy këta persona masën e sigurisë arrest me burg teksa i shpallur në kërkim është edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.
Raportohet se hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë.
Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.