Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike. Sipas policisë, në pranga ranë Ndue Çupi, 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.
Uniformat blu janë vënë ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, ata kanë tentuar të largohen por janë kapur dhe vënë në pranga.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.