Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Lezhë, disa prej të cilëve janë ish-figura të Partisë Demokratike.
Një prej kandidatëve Gjon Ndoj vjen nga një familje e persekutuar, i cili në 1991 diplomohet në finance, ndërkaq është ish student i dhejtorit të 90’, nismëtar në mbledhjen e firmave për themelimin e PDSH, pjesmarrës në grevën e urisë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universtiteti. Në vitet më të vështira të PD 1997-2001 ai është zgjidhur dy herë kryetar i PD në Mirditë me 3 fushata elektorale në favor të PD.
Nga prezantimi i kandidatëve Topalli deklaroi se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është as e PD dhe as e PS. Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja pas qarkut të Lezhës, vijoi më tej më pas me prezantimin e kandidatëve në disa qarqe, si Dibra, Berati apo dhe Kukësi.
Pak ditë më parë kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim ka prezantuar edhe 12 kandidatët për deputetë në Tiranë. Listën me 12 kandidatëtë për deputetë në Tiranë, Topalli e ka cilësuar si më e mirë në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetë të tillë të ulen në Parlament. Mes emrave, tha Topalli, janë mjekë, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.
LISTA ME KANDIDATË:
1-Matilda Gjini
2-Gjon Ndoj
3-Alda Gjini
4-Dod Prenga
5-Amarda Gjini
6-Erida Lazimi
7-Sandra Gjeleshi
8- Klavia Pema