Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antikanabis “Vallas” ku janë sekuestruar 246 kg kanabis dhe janë arrestuar 6 persona.
Të arrestuarit janë Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani.
Shpallen në kërkim 8 të tjerë, si bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
-Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
-Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;
-Arben Uruçi, 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe
-Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Vallas”.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.
Arrestohen 6 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Gjenden dhe sekuestrohen, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje.
Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganizuar të të gjithë strukturave policore të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Vallas”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit: