Katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë vënë në pranga të dyshuar për shperdorim detyre me tendera. Mësohet se prangosje e tyre është bërë pas perfundimit te një hetimi nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.
Nderkohe, “News 24” ben me dije se ne pranga jane vene Juliana Hoxha ish sekretare e Pergjithshme, Aurel Lamçe, drejtori i Sherbimeve Mbeshtetese dhe dy specialiste IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.