Pas Besmir Lezha, Onid Bejleri dhe Senad Halluni që u emëruan si dreituesit e rinj të Drejtorisë së Transportit Rrugor, Agjensisë së Kadastrës Shkodër dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës, një tjetër ndryshim ka ndodhur në drejtoritë e Shkodrës.
Suida Kuka nuk do të jetë më dreitore e Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Ajo është larguar nga ky post por në ndryshim nga drejtuesit e tjerë, Kuka, është transferuar në një drejtori më të madhe. Nga kjo e enjte, Suida Kuka do të jetë dreitorja e re e Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke pëerfshire kryeqytetin, qarkun e Durrësit dhe Dibrës.
Nga Tirana, do të transferohet një doktor shkodran. Bëhët fjalë për Markens Shllakun që do të bëhet drejtor i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.
Deri tani, Shllaku ka qenë në postin e Zëvëndësdrejtorit të Përgithshëm të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të FSDKSH Shkodër në periudhën e vështirë të Coronavirusit. Markens Shllaku vjen nga radhët e mjekësisë, ku për disa vite ka shërbyer edhe si miek në qendrën shëndetesore Guri i Zi.