Caktohet gjyqtarja kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Lajmi konfirmohet për mediat nga burime të gjykatës.
Kështu, pas hedhjes së shortit u caktua që çështja në fjalë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.
Ndërkohë, anëtare do të jenë gjyqtarët shkodranë Irida Kacerja e Astrit Kalaja të Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Prej kohësh PD është përfshirë në një debat se kujt i takon drejtimi i kësaj partie, grupit të Alibeajt apo atij të Berishës.