Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”, për dokumentimin ligjor, kapjen dhe ndalimin e personave të dyshuar.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi.
Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjere të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.
Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).
Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese të bërë nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qëndror, me kontributin profesional të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, duke bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.