Oltion Luli do të ndihmohet nga dy zonja në administrimin e Këshillit Bashkiak për 4 vitet e ardhshme. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka propozuar për këtë post Valjeta Golemi Bajraktari, ndërsa PSD-ja Violeta Ndoj Perndrecaj.
Nga ana e saj, PS- ja nuk ka propozuar asnjë emër për pozicionin e zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Si në rastin e parë, votimi do të jetë i fshehtë dhe me kuti por me shumë gjasa, nuk do të ketë surpriza dhe dy zonjat do të marrin pozicionet e tyre në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Aq më tepër kur grupi i këshilltarëve të PS-së njoftoi se do të mbështesë dy emrat e propozuar si zëvendëskryetarë të KB Shkodër.