Me 20 nëntor 2022, të rinjtë e FRPD Shkodër janë të thirrur të votojnë për kryetarin e tyre. Ditën e sotme, KOKOE e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve.
Kështu, për Shkodrën do të jenë përballë Ergys Ivziku, aktualisht drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Arsimit në Bashkinë Shkodër dhe Denis Kodraliu.
Ndërkohë, edhe për degët e tjera të FRPD- së në qarkun Shkodër, janë përcaktuar kandidatët. Në Vau Dejës janë përballë Armando Lekaj me Lisjana Lekaj; në Pukë do të garojnë Arsel Thekna me Erisa Meçi ndërsa në Fushë Arrëz është i vetëm në votim Mikel Qafa.
Ndërkohë, nuk ka informacion lidhur me zgjedhjet në FRPD në Malësi të Madhe, degë ku edhe PD- ja nuk ka mundur të zgjedhë akoma kryetarin, pas deshtimit dy herë të këtij procesi.