Janë mësuar emrat e disa prej shqiptarëve që kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur mesnatën e djeshme në Kroaci. Unioni i Shqiptarëve në Kroaci ka publikuar emrin e shoferit dhe dy pasagjerëve, konkretisht Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça.
Viktimë nga ky aksident ka mbetur 41-vjeçari Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, i cili nuk ishte duke i dhënë mjetit në kohën kur ndodhi aksidenti.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet per disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment”, deklaron Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.
Gjendja e pasagjerëve:
5 shtetas po trajtohen ne spitalin e qytetit te Karlovacit
Veli Muca (pasagjer)
Armand Shaba (pasagjer)
Herman Gjeci (pasagjer)
Gjovalin Kola (pasagjer)
Adem Rexha (shoferi i cili ishte ne timon)
Jashtë rrezikut për jetën.
4 shtetas po trajtohen ne spitalin e qytetit te Ogulinit
Roland Kola (pasagjer)
Naile Bajraktari (pasagjere – ne gjendje pak te rende)
Klodian Vata (pasagjer dhe njekohesisht pronari i autobusit)
Ka ndërruar jetë:
Gazmir Korbi (ndihmës shoferi)