Një gjykatë në Itali ka dënuar me 24 vite burg, 44-vjeçarin shqiptar, i cili një vit më parë vrau ish-gruan e tij, Luljeta Heshta.
Ndërkohë për krimin e rëndë, Prokurori në shtetin fqinj kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Mediat italiane raportojnë se 44-vjeçari Alfred Kipe ishte i pranishëm në seancën e fundit, duke u shprehur se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur.
47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili më vonë rezultoi të ishte Alfred Kipe.
Krimi i rëndë ndodhi në shkurt të vitit te kaluar, ku prostituta shqiptare u vra thikë. Ajo mori 5 plagë, tre në shpinë dhe dy në këmbë. Luljeta, e njohur ndryshe edhe si Giulia, pati dy jetë.
Një në Milano, ku ajo jetonte, me vajzën dhe burrin e saj. E dyta në kufirin midis Melegnano dhe San Giuliano, në rrethrrotullimin midis Binasca dhe rrugës për në Pedriano, ku ushtronte aktivitetin e saj.