Kjo është familja që u gjet e vrarë në rrethana ende misterioze në një banesë në Andravidë në Greqi. BalkanWeb ka siguruar të tjera detaje nga vrasja e çiftit shqiptar dhe e dy fëmijve te tyre, 1 dhe 2 vjeç.
Po ashtu BalkanWeb mëson se bashkëshorti, Armando nga Lushnja, ishte martuar me Marian, me të cilën kishte sjellë në jetë dy djem, të cilët po ashtu patën të njëjtin fat tragjik si prindërit.
Sipas mediave greke fëmijët e mitur u gjetën pa jetë me shenja mbytjeje, ndërkohë që ende nuk është kofirmuar zyrtarisht, ndërkohë që babai dhe nëna e tyre, u gjetën në oborr, me plagë thike në qafë.
Ishte djali i madh i familjes, 11 vjeçar, ai i gjeti të gjithë të pajetë, ndërkohë që autor i dyshuar mendohet se është bashkëshorti i parë i shqiptares (babai i djalit 11 vjeçar). Aktualisht policia po heton rreth krimit makabër.