Përveç arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK, masa sigurie janë dhënë edhe për tre persona të tjerë. Bëhet fjalë ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Pirro Xhixhon, i cili është lënë në “arrest shtëpie” dhe Ema Cokun, e cila është lënë në “detyrim paraqitje”.
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, deputete e Partisë së Lirisë. Ndërkohë, Ema Çoku konsiderohet si person i afërt me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Ditën e sotme u arrestua me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai u arrestua teksa lëvizte me automjetin e tij në vendin e quajtur kthesa e Kamzës dhe ka bërë edhe rezistencë ndaj policëve.
Meta ka qenë nën hetim për disa muaj, me akuzat që lidhen me një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastrimin e dyshuar të parave.