Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Bari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Oltjon Sallaku, ka qëlluar partneren e tij me armë, dhe më pas ka vrarë veten. Sipas mediave fqinje, shqiptari ndërroi jetë në vend, ndërsa partnerja e tij, 18-vjeçare me origjinë nga Maroku, mbeti e plagosur rëndë
18-vjeçarja ndodhet e shtruar në Poliklinikën e Barit dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga hetimet e deritanishme është zbuluar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit.
Në momentin e të shtënave, vajza e mitur e çiftit ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe njihej nga të gjithë si një djalë shumë i mirë dhe pa probleme.
Një mik i tij ka treguar se është takuar me Oltjonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe madje kishin bërë shaka me njëri-tjetrin. Por në lidhje me atë që ka ndodhur në shtëpinë e të rinjve ka shumë pikëpyetje pasi ende nuk dihet se përse shqiptari mbante armë me vete.
Ndërkohë pritet që të merret në pyetje bashkëshortja e tij, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.