Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku për pasojë ka humbur jetën një person. Burimet bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga pranë fshatit Drashovicë ku ka humbur jetën drejtuesi i tij.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Abedin Boraku i moshës 54 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. 54 vjeçari mësohet se ka humbur jetë gjatë transportit në spital.