Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku kanë humbur jetën tre persona mes të cilëve edhe një shqiptar.
Mediat bëjnë me dije se viktimat janë shqiptari Eduard Ndoj, 45-vjeç me origjinë nga Mirdita dhe dy shtetas italianë Martina Pagin dhe Diego Rampazo. Mësohet se ata po udhëtonin me automjetin tip Audi që drejtohej nga 45-vjeçari shqiptar pasi kishin qëndruar deri vonë në një lokal.
Shqiptari Ndoj jetonte me prindërit e tij prej 28 vitesh në Itali dhe punonte si shoferi kamioni në një kompani me qendër në Terrassa.
Në momentin e aksidentit, Ndoj doli nga automjeti si pasojë e përplasjes së fortë duke humbur jetën, ndërsa dy viktimat e tjera u nxorën pas ndërhyrjes së forcave zjarrikëse, pasi makina ishte shkatërruar thuajse plotësisht.