Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor në Viale della Primavera, në periferi të Romës.
Në aksident u përfshinë dy makina, ku mjeti i saj tip ‘Smart’ u përplas me një ‘Audi’. Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën në vend Elisa Danaj.
Ndërkohë që shoferi i makinë tjetër, një djalë 21-vjeçar, pësoi disa dëmtime të lehta dhe u shoqërua në spital. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.
34-vjeçarja shqiptare jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.