Një person është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi i ka vënë flakën makinës së tij.
Policia raporton se autori i cili është identifikuar si shtetasi Gjergj Leknikaj dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 04:50, në Koplik, shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në fshatin Zagore, dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të tij, tip “Golf”.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët.
Shtetasi A. L., i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.