Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.
Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.
Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij, në afërsi të kopshtit “Tom Alimhilli”.
Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.
Shkodër/Informacion shtesë.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi Arjon Kajoshi (djali i pronarit të automjetit).
Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi Arjon Kajoshi, ju bëjmë me dije se:
Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit Alban Bruçi.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Sqarojmë se shtetasi Alban Bruçi nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.
Shtetasi Alban Bruçi, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.