Janë zbuluar detajet e para rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjës. Burimet policore bëjnë me dije se njëri nga viktimat është 27 vjeçari Zamir Latifi ndersa tjetri Jurgen Hoxha. Thuhet se i plagosur ka mbetur edhe nipi i Aldo Bares i denuar me burgim te perjetshem, i identifikuar me iniciale M.XH. Dy të vrarët mësohet po nga të njëjtat burime se janë miq të Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë./panorama/