Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 u shpëtoi dy atentateve. Në qershor të 2019-ës një shpërthim me tritol ndodhi në banesën e Albert Taullaut, por në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.