Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Granicë e Sipërme në Gjirokastër. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një banese tre katëshe të biznesmenit Ndërtim Muxhaj.
Bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka asnjë person të plagosur por vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës dhe në pallatet përreth. Sipas informacioneve paraprake, mendohet të ketë qenë një sasi tritoli që ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.