Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në hidrocentralin e Moglicës, ku një punonjës ka humbur jetën. Mësohet se bëhet fjalë për 46-vjeçarin Leonard Çela, me detyrë inspektor.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ka rrëshqitur bashkë me një masiv shkëmbor, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
Sapo u njoftua për ngjarje, policia mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve.