Një 21-vjeçar shqiptar, Ibrahim Rudi, banues në Galipoli në Itali, ka tentuar të vrasë ish-të dashurën e tij dhe partnerin e saj.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qëlluar në drejtim të tyre 16 herë me automatik.
Mësohet se shqiptari u ndalua nga karabinierët menjëherë pas ngjarjes. Ata deklaruan se ai qëlloi me breshëri automatike drejt disa personave, mes të cilëve ishte edhe ish-e dashura e tij.
Ngjarja ndodhi këtë të marte dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Hetuesit mendojnë se i riu me origjinë shqiptare ka qëlluar vetëm për ta frikësuar vajzen dhe jo për ta lënduar.