“Doja vetëm të shihja vajzën dhe do të dorëzohesha”, kështu ka deklaruar Anton Vlashi shqiptari i dënuar në Itali që u arratis të enjten nga pas seancës së Gjykatës.
Arratisja i zgjati më pak se një orë, pasi u kap dhe u rikthye pas hekurave shumë shpejt, megjithatë kjo arrati i kushtoi 32-vjeçarit shqiptar një dënim prej dy vitesh.
Vlashi, është një emër i njohur për autoritetet italiane sepse është i lidhur me bandën e hajdutëve në vjedhjet e banesave luksoze.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se 32-vjeçari shqiptar është dënuar për vjedhje dhe deri më tani ka shlyer 3 vjet e 8 muaj burg. Mësohet se me shkeljen e fundit ndal ligjit, shqiptarit do t’i shtohen edhe 2 vite të tjera.