Mjeku kirurg i spitalit të Lezhës, Çesk Gjergji, i cili pasditen sotme u aksidentua pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, ka ndërruar jetë.
Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “benz” kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës.
Nuk dihen edhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet se kirurgu i Spitalit të Lezhës ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë ku edhe u transportua menjëherë pas aksidentit.